Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë “Javën e Gruas” se partia që ai drejton është hapur tërësisht drejt dhënies së përgjegjësive për gratë dhe të rinjtë.
Ai tha se në procesin e deritashëm zgjedhor disa degë të PDK-së kanë rritur dukshëm numrin e përfaqësimit gjinor ndërsa në disa degë kanë kryetare të rinisë.
“PDK në procesin e brendshëm zgjedhor ka vendosur të rritë dukshëm numrin e përfaqësimin e grave ndërsa kemi vendosur që secila degë të ketë një nënkryetare grua. Ky është një hap i rëndësishëm sepse jemi parti që besojmë në rolin dhe fuqinë e gruas në zhvillimin e vendit. Gratë përfaqësojnë gjysmën e popullsisë andaj ne do tu japim gjithë hapësirën e nevojshme”, tha Veseli.
Duke folur para dhjetëra grave në “Javën e Gruas” që është organizuar nga NDI, Veseli tha se vajzat e Kosovës tashmë janë dëshmia se janë të suksesshme jo vetëm brenda por edhe jashtë shtetit, duke përmendur shembujt e Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Dua Lipa e të tjera.
“E sa e sa Majlinda, Rita e Dua të tjera, janë në mesin tonë. Që ato të shfaqin talentin e tyre, potencialin e tyre krijues, ne duhet ta transformojmë Kosovën në një shoqëri të shanseve të barabarta për gratë dhe burrat e saj. Vetëm duke bërë hapa praktikë në këtë drejtim, ne mund të arrijmë rezultate konkrete në eliminimin e praktikave të diskriminimit gjinor, të cilat ende janë të pranishme gjithandej shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.
“Përfshirja në politikë e grave, integriteti i tyre në institucionet e shtetit, të nivelit qendror dhe lokal, është rruga që duhet ta ndjekim në mënyrë që një ditë barazia gjinore të kuptohet si fakt i natyrshëm i jetës sonë sociale e institucionale. Kjo do të thotë që një ditë të mos përbëjë lajm zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit, në krye të komunës ose të partive politike”, tha kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli. /Lajmi.net/

Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...