Vendimi i fundit nga Presidenti për të dekretuar anëtarët e KQZ-së nga partitë e Kosovës, ka nxitur reagim ne partin NISMA.
Shkresa e Presidentit që dy anëtarë në KQZ të jenë nga PAN, dhe lërja anash e dy partive NISMA dhe AAK ka shtyrë Bilall Sherifin që në një konferencë për media të kërkoj një përgjigje nga Presidenti.
Ai ka kërkuar që Presidenti të shpjegoj se kujt ja ka dorëzuar atë shkresë dhe prej nga ai ka vendosur që të dozoj shkresën ne emër të PAN kur një parti e tillë nuk ekziston.
Sherifi ka sqaruar se PAN nuk ekziston si parti në Kuvend.
“Me 14 dhjetor të vitit të kaluar unë kamë marr një shkresë nga Besim Kajtazi si shef i zyrës ligjore të Presidenti për të emëruar një anëtar në KQZ. Kemi dhënë nominimin për kandidatin nga NISMA për të qenë pjesë në KQZ. Kom konfirmimin se ata kanë marr emrin e kandidatit. Pra në dhjetor Presidenti ka dërguar ftes për grupet parlamentare. Ne kemi pritur që Presidenti të ftoj kandidatin nga NISMA ne nuk kemi marr shkresë nga ai as për dekretim apo diçka të ngjashëm. Ne presim që të marrim një shkresë nga Presidenti në mënyrë që të na informoj se nëse e ka dekretuar apo jo kandidatin tonë për KQZ”, ka thënë Sherifi.
Bilall Sherifi tutje ka thënë se ne rast se s’merret parasysh kërkesa e NISMA do të luftoj që vendi të shkoj në zgjedhje./Arbresh.info.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...