Javën e ardhshme, parlamenti nuk do të mblidhet ditën e enjte, kjo për faktin se data 24 përkon me festën e Bajramit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që të ndryshohet data e thirrjes së parlamentit, të mërkurën ose të premten, për të respektuar festën e myslimanëve, si dhe për tu dhënë mundësi zyrtarëve të jenë pjesë e kalendarit të aktiviteteve për këtë festë.
“Një problem tjetër që duhet ta diskutojmë është data 24 shtator që i bie e enjte dhe është ditë feste fetare “Bajram”, prandaj për të mos krijuar ndonjë keqkuptim do të ishte mirë që të diskutonim se kur mund ta zhvillojmë seancën plenare të asaj dite, një ditë më përpara apo më pas”, – është shprehur Meta gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në hapje të sesionit parlamentar.
Vendimi ende nuk u është komunikuar deputetëve se në cilën prej ditëve do të mblidhet parlamenti.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari