Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka njoftuar kabinetin lidhur me çështjen e Investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.
Lluka tha se gjatë muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të “Kosovës së Re”.
“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh te obligimeve”.
“Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë”.
“Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të mars do ta pranojmë një raport të detajuar”.
“Brenda muajit prill do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit të ‘Kosovës së Re’”, tha Lluka./Arbresh.info/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...