Cristiano Ronaldo tashmë e ka vërtetuar se është pjesa që mungoi te Juventusi sa i përket UEFA Ligës së Kampionëve.
Kështu beson ish sulmuesi legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, transmeton portali arbresh.info.
Hat-tricku i jashtëzakonshëm nga Ronaldo kundër Atleticos e shpëtoi “Zonjën e Vjetër” në turneun evropian nga një eliminim tronditës i hershëm.
Juventusi ka humbur shtatë finale në Ligë të Kampionëve dhe dy prej tyre kanë qenë në duar të Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit.
“Zonja e Vjetër”, e cila dominon plotësisht në kampionatin italian, është e fiksuar për tu bërë kampione e botës për të tretën herë dhe kur sulmuesi portugez ishte në dispozicion gjatë verës së kaluar, ata nuk hezituan duke shpenzuar 100 milionë me shpresën se mund të sigurojnë këtë trofe, transmeton portali arbresh.info.
Del Piero, golashënuesi më i mirë i Juves në histori të kompeticionit nga UEFA, beson se “plani” i Ronaldos është duke shkuar në formë perfekte deri tani.
“Kjo është arsyeja pse e kanë blerë atë”, ka thënë ish sulmuesi italian për Marca.
“Ai është një kampion i cili ka fituar këtë titull dhe e di se si është të luash në këto ndeshje të vështira me futboll të mirë dhe duke shënuar gola”
“Ai është i fokusuar në këtë objektiv. Juventusi nënshkroi me të për këtë arsye dhe plani është duke shkuar në formë perfekte deri tani”, shton Del Piero./arbresh.info/
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut