Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.
Ky aksion ka filluar më 1 shkurt 2019 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2019.
“Konsumatorët kanë obligim ligjor që të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar. Andaj, nëse nuk reflektojnë brenda muajit, ne jemi të detyruar të ndërmarrim masa ndëshkuese ligjore”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Në fund, KRU “Prishtina” fton urgjentisht secilin konsumator, që të jenë sa më të rregullt në pagesa.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...