Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.
Vendimi është marrë pas përfundimit të sfidës së djeshme në “Loro Boriçi”, ndaj Turqisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.
Rezultatet e dobëta, që shoqëruan kuqezinjtë gjatë gjithë vitit 2018, por edhe në këtë fillim të edicionit eliminator të Euro 2020, kanë ndikuar në këtë vendim.
Në njoftimin zyrtar të FSHF-së, thuhet se për ndeshjen me Andorrën, që do të zhvillohet të hënën në transfertë, skuadra do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Kujtojmë që Bulku ka qenë asistent i Panuccit, ndërsa Mema është afruar për të ndihmuar ish mesfushorin me eksperiencën e tij, për sfidën me Andorrën.
Christian Panucci mori drejtimin e kuqezinjve në verën e 2017-ës, ku zëvendësoi Gianni De Biasin, ndërsa debutoi me ndeshjet kundër Lichtensteinit dhe Maqedonisë./tch
Trump thotë se ShBA-ja ka përfunduar sulmet ajrore ndaj Iran...
Studimi: Pini kafe pa sheqer dhe yndyrë, jetoni më gjatë
Parashikimi i motit për nesër
Ndahet nga jeta Ymer Gashi, ish-delegat i Kuvendit të Kosovë...
Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet ...
Interi fiton në frymën e fundit ndaj ekipit japonez në Kupën...