Në një njoftim për mediat, policia thotë se veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Kështu, në gjendje të lirë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu Gazmend Bardhi, organizator i protestës.
Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”: J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku; M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi; A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni; B.D., 36 vjeç, nga Kavaja; E.M., 26 vjeç, nga Kavaja; D.P., 31 vjeç, nga Tirana.
Policia thotë se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së sotme.
Chelsea vendos për të ardhmen e Liam Rosenior pas humbjes ng...
27 vite nga rënia e dëshmorëve e martirëve në Doganaj të Kaç...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Tirana bashkon shqiptarët në Samitin e Diasporës
Bie pushteti 16-vjeçar i Orbanit – Gjithçka që duhet të dini...
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...