Sot në mes të Prishtinës, u sulmua deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviqi.
Kjo është konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave”, ka thënë ajo.
Më pas njofton se lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
“Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera”, tha mes tjerash ajo.
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave