Në mbledhjen e sotme qeveritare u shqyrtua dhe u miratua edhe raporti i grupit punues për zbatimin e obligimeve të marrëveshjes përfundimtare me Republikën e Greqisë, ku emërtime të reja morën AIM, ELEM, dhe Postat e Maqedonisë.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, emri i ri Agjencisë Informative të Maqedonisë nga tani do të jetë Agjencia Informative Mediatike, emri i ri i Elektranat Maqedonisë ELEM që do të jetë Elektranat e Maqedonisë së Veriut ESM dhe Postat e Maqedonisë do të riemërohet në Postat e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, riemërimi i institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut vjen si pasojë e marrëveshjes së Prespës që u arrit mes Maqedonisë dhe Greqisë më 17 qershor të vitit të kaluar.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran