Bazuar në një raport së fundmi nga Tuttosport, AC Milani është duke u përgatitur për t’iu bashkuar garës për Nicolo Zaniolon.
Sulmuesi i Romas ka qenë në klub që nga viti i kaluar kur u transferua nga Interi dhe që nga mosha 19-vjeçari, ai tashmë ka shfaqur se do të jetë një superyll në të ardhmen, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Italisë U21 duket të jetë në prag të thirrjes nga skuadra kombëtare herët apo vonë, lëvizje e cila mund t’i ofrojë tërheqje të vëmendjes nga klubet më të mira në Evropë.
Miliani sigurisht se nuk do të jetë skuadra e vetme në këtë garë, ndërkohë që Manchester City, Juventusi dhe Real Madridi janë përmendur të gjithë për transferimin e tij.
Ai kushton 50 milionë funta, por edhe pse mund të duket një tarifë e lartë, kjo është shuma e nevojshme në futbollin modern për të nënshkruar me një lojtar të kualitetit të tij./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...