Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon Zoran Zaevin dhe Stevo Pendarovskin se në vend të drejtësisë promovojnë procese të montuara dhe revanshizëm politik.
“Në atë mënyrë tentojnë të përhapin frikë dhe ta kthejnë vëmendjen nga krimi në të cilin janë ngujuar. LSDM shkatërroi gjithçka që do të thotë e drejtë dhe drejtësi. Dy vite vetëm shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Padrejtësia u bë praktikë, ndërsa organet e drejtësisë vegël për ndjekje të jomendimtarëve politik. 211 vite burg për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit janë kulmi i revanshizmit politik”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se profesionistë dhe patriotë të sinqertë gjykohen për vepër të cilën nuk e kanë kryer.
“Rasti 27 Prilli është inkuizicion i shekullit 21, i paparë në Evropën moderne. Padrejtësia dhe shkelja e ligjeve duhet të ndalojë. Mënyrë e vetme për at është fitorja në zgjedhjet presidenciale e Gordana Siljanovska Davkovës, që do të jetë shkak për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për rënie të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...