Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar si pasoj e një aksidenti fatal që ka ndodhur dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, raporton arbresh.info.
Aksidenti sipas ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:20.
“Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e dy automjeteve me targa vendore, me vozitës femra K/Shqiptare. Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i njërës nga veturat viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy vozitëset të cilat njëra dërgohet për tretman mjekësor në repartin e kirurgjisë të spitalit rajonal të Pejës, kurse tjetra dërgohet për tretman në QKUK-ë”, bën të ditur policia.
Me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML./Arbresh.info
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...