Sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, shpreson që sa më shpejt të ndërtohet Stadiumi Nacional në Drenas pasi stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk i plotësojnë dot kërkesat e kosovarëve.
I ftuar në emisionin “Favorit” në T7, sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se kërkesa e tifozëve kosovarë për t’i parë ndeshjet e “Dardanëve” me Danimarkën dhe Bullgarinë është shumë, shumë e madhe. Andaj shpreson që sa më parë të nisë ndërtimi i Stadiumit Nacional në Drenas.
“Premtimet janë, prej krye parlamentarit, kryeministrit e të gjithëve, se Stadiumi Nacional do të fillojë së shpejti, kjo do të zgjidhte gjithçka, sepse kapaciteti është shumë i vogël momentalisht, 12, 13 mijë ulëse, kurse kërkesa është e madhe”, u shpreh Salihu.
“Mbi 100 mijë është kërkesa për bileta. Kështu që shpëtimi do të ishte stadiumi Nacional”, shtoi ai.
“Në anën tjetër, edhe stadiumi “Adem Jashari” do të shndërrohet në kategorinë e katërt. Paramendoni, ne si shtet t’i kem tri stadiume të kategorisë së katërt, do të ishte zgjidhje shumë fatlume, ndoshta edhe përpara regjionit”, u shpreh Salihu.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4