Paris Saint Germaini ka gjobitur sulmuesin Kylian Mbappe për arritjen me vonesë në një takim ekipor.
Ai dhe lojtari tjetër Adrien Rabiot janë ndëshkuar të dy me nga 150 mijë funta, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari është njëri nga shënjestrat kryesore të Real Madridit gjatë verës derisa spekulimet rreth të ardhmes së tij vazhdojnë të qarkullojnë.
Madridi vazhdon të ketë fokusin e tyre te ish sulmuesi i Monacos derisa synojnë gjithashtu të sigurojnë marrëveshje madhështore gjatë merkatos së ardhshme verore.
Me ardhjen e Zidanes në detyrë, francezi dëshiron që bashkëkombësi i tij dhe Eden Hazardi i Chelseas të jenë pjesë e linjës startuese.
Mbappe është plotësisht në dijeni rreth sjelljes së tij të keqe dhe e ka pranuar gjobën.
Shuma prej 300 mijë funta e mbledhur nga klubi do të shkojë direkt te Fondacioni i PSG-së./arbresh.info/
Edoni dhe Kenani përballë njëri-tjetrit, Juventus iu dëshiro...
“Gjithë kombi po brohoret për ju”, Ambasadorja Ziv mbështet ...
Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga
Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik
Shtohen masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë-Turqi, bllokohe...
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...