Arsenali ka vazhduar tutje në çerekfinale të Evropa Ligës pas fitores bindëse ndaj Rennes.
“Topçinjtë” fituan 3 me 0 në takimin kthyes në kuadër të xhiros së 1/8-ës kundër skuadrës franceze për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3, shkruan portali arbresh.info.
Aubameyang, i cili krijoi një asistim dhe shënoi dy gola, është lojtari i ndeshjes. Sulmuesi gabonez është vlerësuar me notën 8.5.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe yjet tjerë si Maitland Niles (8.4), Ramsey (8.3) dhe Kolasinac (8.0).
Granit Xhaka është vlerësuar me notën 7.5, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.4.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është portieri i Rennes, Tomas Koubek (5.4)./arbresh.info/

Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë