Pritej që vizita e këshilltarëve të Kancelares gjermane, Angela Merkel, në Prishtinë dhe Beograd të bindë palët për t’iu kthyer dialogut. Megjithatë kjo nuk ndodhi, siç tregon edhe vetë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas takimit me ta në Beograd.
“Nuk kemi ardhur më pranë një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtu nuk po negociojmë me gjermanët, por palën kosovare. Dhe aktualisht me ta nuk ka negociata”.
Listës së pengesave për dialogun, Vuçiç i ka shtuar edhe platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës që përcakton se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet diskutuar në dialogun me Serbinë, shkruan mediat serbe.
“Nëse doni të bisedoni me dikë, atëherë nuk mund të ngulni gozhda, sepse kur ngulen është tepër e vështirë të hiqen me thonj. Nëse edhe ne do të miratonim një platformë të ngjashme me atë të Prishtinës, ku nuk lejohet të flitet për asgjë, nga integriteti territorial i Serbisë, gjykatat për shqiptarët që përdhunuan gratë serbe, und të mendohet se do të ketë ndonjëherë marrëveshje?”
Kreu i shtetit serb tha se pengesa kryesore për dialogun me Prishtinën është tatimi me 100% për produktet serbe. Vuçiç tha se këshilltarët e Kancelares gjermane, Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg i kishin kërkuar Haradinajt në takimin e të hënës heqjen e kësaj takse për t’i hapur rrugë dialogut.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja