Juventusi shpreson për të vazhduar ëndrrën e tyre në Ligë të Kampionëve, por ata duhen fillimisht të përmbysin sonte (e martë) disavantazhin prej 2 me 0 kundër Atleticos.
Dy gjigantët evropian kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe mes tyre në Torino këtë mbrëmje në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” u mposhtë me rezultat 2 me 0 në Wanda Metropolitano pas dy golave vonë gjatë ndeshjes, ndërkohë që Diego Simeone vazhdoi me pesë fitore rresht në kompeticionin më të madh evropian.
Për të përkeqësuar edhe më keq gjërat, Juventusi historikisht nuk ke ka mposhtur asnjëherë skuadrën e Atleticos dhe nuk ka shënuar asnjë herë kundër tyre. Ata barazuan në Torino gjatë dhjetorit të vitit 2014 dhe pësuan dy disfata në takimet si mysafirë.
Ndeshja mes tyre në stadiumin Allianz fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Juve | Szczesny; Joao Cancelo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Pjanic, Emre Can, Matuidi; Cristiano Ronaldo, Mandzukic, Bernardeschi
Atleti | Oblak; Arias, Giménez, Godín, Juanfran; Koke, Rodrigo, Saúl, Lemar; Morata, Griezmann.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...