Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Japoni, ku do të zhvillojë disa takime edhe me ministra e zyrtarë të lartë japonezë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Japoni.
Gjatë vizitës në Tokyo, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim të veçantë nga homologu i tij japonez, ndërsa do të zhvillojë disa takime edhe me ministra e zyrtarë të lartë japonezë.
Gjatë takimeve në Japoni, Kreu i Kuvendit të Kosovës do të bisedojë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën inovacionit dhe ekonomisë, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për Kosovën si në rrafshin ndërkombëtar po ashtu edhe me investime direkte.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje