Ka filluar seanca për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Safete Hadergjonaj ka folur në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare.
Hadergjonaj është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i cili është shprehur se Qeveria ka abuzuar me rezervat shtetërore
Ajo është shprehur se nëse analizohet shfrytëzimi i rezervave shtetërore në vitet kur Lidhja Demokratike e Kosovës ishte në pushtet nuk vërehet ndonjë dallim i madh me shpenzimet që ka bërë qeveria Haradinaj.
“Nëse i referohemi historikut të shpenzimeve të rezervave shtetërore nga viti 2013 deri në 2017 pothuajse njëjtë është shfrytëzuar, kur ministër ishte Avdullah Hoti dhe kryeministër Isa Mustafa”, është shprehur Hadergjonaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/577394202758665/?notif_id=1552302337092652¬if_t=live_video_explicit
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...