Kuvendi diskuton për shpenzimet e qeverisë për pavarësinë

10:26 | 12 Mars 2019
M. A.

Ka filluar seanca për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Driton Selmanaj deputet i LDK-së, ka thënë se me iniciativën e partisë së tij të VV-së dhe deputetëve të pavarur, Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda, është thirrur kjo seancë.

“E kemi  thirr këtë seancë për të debatuar për vendimet e qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare të paparashikuara nga qeveria, pasi nuk kemi mundur të marrim përgjigje se ku kanë shkuar këto para. Qeveria ka filluar zbatimin e një praktike të keqe, ndarjen mjeteve financiare të paparashikuara, kjo po bëhet pa analiza dhe pa kritere”, ka thënë Selamanaj/Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/577394202758665/?notif_id=1552302337092652&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale