Me 59 vota “kundër”, 20 vota “për” dhe 10 të përmbajtur Kuvendi nuk kaloi interpelanca kundër ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski.
Interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, përplasi ashpër deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase.
VMRO-DPMNE-ja akuzoi ministrin Spasovski për, siç thonë ata, rritjen e numrit të plaçkitjeve, vrasjeve dhe skandaleve. Megjithatë, pushteti e konsideron interpelancën si të pabazë, dhe tentim për të parandaliar të përparimin e shtetit.
Ministri Spasovski, në përgjigje ndaj akuzave të opozitës, ndau disa fakte, siç tha ai, për t’i bërë gjërat më të qarta për publikun.
“Po flisni për rritjen e numrit të vrasjeve. Ja të dhënar statistikore. 2014, kur VMRO-DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski ishin në majat e pushtetit dhe kur ministre ishte Gordana Jankullovska, kishte plotë 25 vrasje. Në vitin 2018 kemi 17 vrasje. Faktet dhe të dhënat janë këto. 2014 efikasiteti në realizim ishte 42 për qind, ndërsa realizimi në 2018 është 75 për qind”, tha Spasovski.
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...