Kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha zërat se pas djegies së mandateve dhe protestave ndodhet mbështetja e Moskës.
Në “Zonë e Lirë”, kryedemorkati Basha u shpreh se ai është njeriu me evropian që ka Shqipëria dhe ata që e kanë shpikur këtë gjë janë të kohës së Enverit.
“Lulzim Basha, a ndoshta sonte ka ardhur momenti që të deklaroni nga kjo studio se djegien e mandateve dhe fillimin e protestave i bëni sepse keni mbrapa mbështetjen e Moskës?”, e ka pyetur Çani-Bashën.
“Kjo po është për humor. Kjo pjesë e propagandës të kujton atë të Enverit. Ata që e kanë shpikur këtë janë të kohës së Enverit. Për sa më përket mua, jam politikani më europian që ka sot Shqipëria, ndërsa Edi Rama është ai që pret oligarkët rus në zyrë, u jep naftën e Shqipërisë.
Sistemin demokratik e ka shkatërruar dhe axhenda rajonale, ndarja e Kosovës, Vuçiç- Rama e bëjnë shumë mirë dhe nuk ka nevojë të investohet tek Lulzim Basha që njihet për pikëpamjet e tij europiane”, tha Basha./gsh/
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...