Papa Françesku do ta qëndrojë më 7 maj për vizitë njëditore në Maqedoninë Veriore, ka njoftuar të enjten Qeveria në Shkup.
Bazuar në programin e vizitës, të cilën e bëri publik departamenti për media i Selisë së Shenjtë, Papa do të takohet, pas ceremonisë zyrtare të pritjes, me presidentin e vendit George Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe me përfaqësuesit e trupës diplomatike si dhe me ata të shoqërisë civile, ka raportuar “Al-Jazeera”.
Pas takimeve zyrtare është paraparë takimi i Atit të Shenjtë me liderët fetarë dhe mbajtja e një meshe, ndërsa më pas ai do të marrë pjesë në takimet me të rinjtë e përfaqësive ndërfetare.
Kjo do të jetë vizita e parë e një Pape në Shkup, vendlindjen e Nënës Terezë. Kreu i Kishës katolike do ta përmbyll vizitën në orët e pasdites, pas takimit me priftërinjtë e vendit, familjarët e tyre dhe besimtarët e tjerë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Vizita e tij në Shkup është pjesë e turnet të Papa Françeskut nëpër Ballkan, në kuadër të të cilës ai do të qëndrojë edhe në Rumani dhe Bullgari.
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...