Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me aksidentin e sotëm tragjik të Gjilanit.
Haradinaj, përmes një postimi ne facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët e njërit prej të plagosurve që humbi jetën nga ky aksident, i dhe të tjerëve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.
”Thellësisht i tronditur nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit, ku humbi jetën një person dhe 20 të tjerë u lënduan. Familjes së personit që ka humbur jetën i shprehim ngushëllimet më të sinqerta derisa të lënduarve shërim sa më të shpejt. Nga informatat që kemi marrë, kuptuam se aksidenti ndodhi pasi një kamion për shkak të problemeve teknike, ka aksidentuar 8 vetura dhe kalimtarë të rastit. U bëjë thirrje organeve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin dhe për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin në të ardhmen. Qeveria e vendit, institucionet përkatëse, janë në gjendje gatishmërie për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, për të prekurit nga kjo tragjedi. RH”.
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...