Polemikat në Seancën e jashtëzakonshme janë duke vazhduar. Kësaj radhe ai që ngriti një dyshim ishte Glauk Konjufca.
Ai tha s’mund të diskutohet një platformë, delegacioni i të cilit nuk ka kompetenca.
“Kryeministri as që “është dashtë ta thirret këtë seancë pasi që është tërheq nga dialogu. Ma e rëndësishme do të ishte nëse diskutojmë qysh është marrëveshja më Serbin se sa kjo. Kryeministri ende nuk ka dal me na tregu a u tërheq nga ai dokument më 13 dhjetor që e ka prezantuar. Delegacioni shtetëror nuk e ka as një kompetenca. Njëherë është dashtë të miratohet ligji e pastaj të diskutohet. Nëse keni dashtë me ja ba kompetencat vetit më ligj, atëherë ligji hala nuk është miratuar. Duhet të ndërpritet diskutimi menjëherë”.
Me përfundimin e fjalimit të tij, seancën e kanë lëshuar deputete e LDK-së.
Sallën e kanë lëshuar edhe deputetët e LVV-së.
E më këtë u revoltua Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj tha se nuk duhet të lëshohen seancat në një ditë kur po diskutohet një çështje e rëndësishme të Kosovës.
“LDK-ja nuk ka arsye më leshu seancën kur po folët për një çështje mjaft të rëndësishme të Kosovës”./Arbresh.info/

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja