Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për platformën e finalizuar nga ekipi negociator për dialogun e Kosovës me Serbinë, shkuan arbresh.info.
Partitë opozitare kanë kërkuar që ky diskutim të shtyhet sepse sipas tyre së pari duhet të votohet ligji pastaj platforma.
E krejt këtë debat për vazhdim ose jo të seancës së jashtëzakonshme e quajti lojëra fjalësh, kryesuesi i delegacionit, Fatmir Limaj.
“Po besoj që ne po i dimë procedurat po po bëjmë lojë fjalësh. Ju e përmendet nenin 508 dhe këtu kemi të bëjmë më dy tema të ndryshme. Projektligji për dialogun ka qenë në leximin e dytë. Kryeminsitri i vendit ka drejt me thirr seancë pa u bë shmangia nga rregullorja dhe kërkon drejtpërdrejt temën për platformën dhe as nuk duhet të behet shmangia nga rregullorja pasi që kjo është rezultat politike dhe ketë na e garanton kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Limaj./Arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja