Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Për këtë ditë të veçantë, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi ka zgjedhur një fotografi nga kujtimet e shkollës fillore për ta uruar këtë ditë.
Matoshi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u ka uruar 7 marsin të gjithë mësuesve.
“Të dashur mësimdhënës, arkitektë të shoqërisë dhe shtetit tonë, urime Dita e Mësuesit. Kontributi juaj ka qenë dhe mbetet jetik në ekzistencën dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një arsim i duhur sot, një shtet i fuqishëm nesër.
Gëzuar 7 marsi- Dita e Mësuesit
P.S: Viti shkollor 1985/86 në shkollën fillore “Nuhi Berisha”- Gmicë, me mësuesin z. Januz Leci. Klasa e tretë dhe klasa e parë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...