Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer para pak minutash në masivin malor në mes të Majës së zezë dhe Lëvoshës së Pejës.
Re të mëdha tymi shihen me sy të lirë edhe nga qendra e qytetit të Pejës.
Radio-portali Njeshi raporton se ekipet nga Brigadës e Zjarrfikësve të Pejës janë nisur për në vendngjarje dhe po hasin në vështirësi të arritjes, si pasojë e terrenit të thepisur.
“Ekipet tona po tentojnë ti ofrohen vendit të ngjarjes. Ka vështirësi për shkak të terrenit malor dhe saktë nuk mund tju tregojmë për lokacionin e rrezikuar. Megjithatë ne jemi në rrugë e sipër për të arritur tek vendi i ngjarjes,” tha për Njeshin ekipi nga kujdestaria e Brigadës së Zjarrfikësve.
Policia Rajonale e Pejës po ashtu është e njoftuar dhe i ka nisur hetuesit e saj, konfirmoi Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.
“Janë nisur hetuesit tonë. Pas pak ju konfirmojmë të rejat. Shihet tym i madh. Do t’ju mbajmë në kontakt. Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në këtë moment,” tha ai
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja