Aleanca Kosova e Re ka bërë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së.
Homazhe bënë deputeti nga kjo parti Islam Pacolli, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli e anëtarë të tjerë të kësaj partie.
Para mediave, Selim Pacolli tha se janë aty për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.
“Jemi për të nderuar veprën e familjes Jashari. Ajo çka ne sot bëjmë është gjëja më e vogël që mund ta bëjmë se paku të vijmë tek varrat te tyre te hedhim një lule që të solidarizohemi me veprën madhorë që bënë dëshmorët e kombit. Lavdi për të gjithë të rënit për lirinë e kombit”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/848318542178985/

Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%