Një fotografi e rrallë është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ku shihet komandanti legjendar, Adem Jashari në një odë të Drenicës duke dëgjuar muzike me sharkia.
Përpos komandantit, i pranishëm në odën e Prekazit shihej edhe presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.
“Prekazi, është vet historia e luftës dhe e sakrificës për Liri. Vendi i kthesave më të mëdha historike”, ka shkruar deputetja Deliu.
Ajo shpjegoi se kjo fotografi është realizuar në odën e Dan Lubovecit në Drenicë. Përpos komandantit dhe Thaçit, aty janë të pranishëm edhe vëllezërit Bashkim e Ilir Jashari bashkë me Rexhë e Skënder Jasharin që ishin të njohur për këngë rapsodike.

Ndryshe, sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së ku vazhdojnë homazhet në Prekaz si dhe mbahet një seancë dhe akademi për nder të kësaj datë historike për vendin.
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord