Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka filluar mbledhjen e mëngjesit me kabinetin e tij, me një minutë heshtje në nderim të veprës së heroit e komandantit legjendar Adem Jashari.
Haradinaj ka publikuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku kabineti i tij dhe vet ai kanë nderuar familjen Jashari.
“Në nderim të sakrificës për liri të Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ditën e nisëm me një minutë heshtje! Lavdi!RH”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, sot bëhen plotë 21 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në luftimin në Prekaz, përball me forcat paramilitare serbe.
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait