Kryetari i Lidhjes Demokratike Isa Mustafa ka thënë se zgjidhja e vetme mbetet që të shkohet në zgjedhje.
“Ne i shohim te dytë përgjegjës të koalicionit qeverisës që tani këto po i bart Kosova sepse kemi probleme me korrupsion me punësime, dhe rrezikim te punësimeve publike. Kemi probleme me kontrata të dyshimta dhe probleme ne arsim e shëndetësi dhe tani këto kane mbet nën hijen e taksës ose tarifës. Po ashtu kemi probleme shume te mëdha me partneritetin e SHBA që kanë ndihmuar në shlirimin e këti vendi dhe e gjithë kjo është në sjellje të pa Kujdesshme. Si Lidhja Demokratike e Kosovës konsiderojmë se zgjidhja e vetme është që të shkohet ne zgjedhje që të marrim ligjimitetin e qytetarëve dhe çdo institucion ta kryej obligimin e vet”, tha Mustafa.
Gjithashtu Mustafa ka folur edhe për qeshjen e dialogut, ai ka thënë se dikush duhet ti garantojë qytetarët e Kosovës që nuk do të preket territori i Kosovës.
“Ne si LDK gjithmonë e kemi marr përgjegjësi për veprimet tona ne konsiderojmë se jemi shumë të kujdesshëm nga SHBA dhe për dialogu dikush duhet ti garantojë qytetaret e Kosovës se në dialog nuk duhet të ketë korrigjim të territoreve dhe shkëmbim të territoreve dhe nuk do të jetë kur në tavolinëë deklarata e pavarësisë”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/384704835595417/
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...