Gjenerali i ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, dhe gjenerali i ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, do të takohen sot në Vjenë të Austrisë për të diskutuar lidhur me situatën në Siri, ku të dyja shtetet janë të përfshira ushtarakisht.
“Dy udhëheqësit e ushtrisë do të bisedojnë për operacionet ruse në Siri, marrëdhëniet ushtarake mes SHBA-së dhe Rusisë, gjendjen e sigurisë ndërkombëtare dhe për çështje tjera”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Patrick Ryder.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte befasuar ligjvënësit e këtij shteti dhe të gjithë aleatët ndërkombëtarë kur kishte njoftuar se do t’i tërheqë rreth 2000 trupa amerikane nga Siria. Ai kishte thënë se ushtria amerikane nuk ka më nevojë të qëndrojë në Siri pasi Shteti Islamik është mposhtur.
Republikanët dhe demokratët e kishin kritikuar këtë vendim, duke thënë se largimi i ngutshëm i trupave do t’i linte kurdët në mëshirën e Turqisë dhe se kjo ishte fitore edhe për Rusinë dhe Iranin.
Rusia dhe Irani i kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme qeverisë së Bashar al-Assadit gjatë luftës civile, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme të rebelëve, shkruan “Free Europe”.
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%