Kryeministrja britanike, Theresa May ka theksuar rëndësinë që Pakistani të ndërmarrë veprime ndaj të gjitha grupeve terroriste.
Këto komente ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun e saj pakistanez, Imrah Khan, ka njoftuar sot Zyra e kryeministres May.
India dhe Pakistani janë përleshur këtë javë, teksa tensionet janë përshkallëzuar mes këtyre dy vendeve, pas një sulmi vetëvrasës më 14 shkurt ku u vranë të paktën 40 policë indianë në rajonin e kontestuar të Kashmirit, të kontrolluar nga India, transmeton rel.
India ka akuzuar Pakistanin se po strehon grupin Jaish-e Mohammad, i cili beson se qëndron prapa sulmit vetëvrasës së 14 shkurtit, akuza të cilat Islamabadi i hedh poshtë.
“Kryeministrja May ka mirëpritur përkushtimin e kryeministrit Khan për të ulur tensionet me Indinë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e May.
“Dy liderët kanë biseduar për nevojën e adresimit të shkaqeve të këtij konflikti. Kryeministrja May ka theksuar rëndësinë që Pakistani të ndërmarrë veprime ndaj të gjitha grupeve terroriste, në mbështetje të përpjekjeve globale për të luftuar terrorizmin”, thuhet në komunikatë.
Pakistani dhe India kanë zhvilluar dy luftëra për terrorin e Kashmirit, që prej se ky territor i kontestuar fitoi pavarësinë më 1947 nga sundimi britanik. Të dy shtetet kanë pretendime territoriale mbi këtë rajon.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...