Alternativa mbështet kandidatin e përbashkët.
Kreu i partisë Alternativa, Afrim Gashi sapo ka konfirmuar në një status në rrjetin social Facebook se partia e tij do ta mbështes kandidatin e përbashkët për President. Pas mbarimit të takimit me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, Gashi ka theksuar se në mbrëmje pas takimit të liderëve do të bëhet i ditur edhe emri i kandidatit.
Sapo e përfundova takimin me Kryeministrin Zaev dhe diskutuam përsëri për mundësinë e mbështetjes së një kandidati të përbashkët.
Duke vlerësuar faktin se kjo është hera e parë kur po vendosim një standard të këtillë, që partitë të diskutojnë mes vete para se ta propozojnë emrin e kandidatit, në emër të partisë AlternAtivA shpreha gatishmërinë tonë që ta mbështesim një kandidat të përbashkët, që do të jetë përfaqësimi më i denjë i shoqërisë multietnike në Maqedoni.
Tashmë jemi shumë afër këtij kandidati. Në mbrëmje, në takimin e liderëve, do ta publikojmë edhe emrin e përveçëm. – ka shkruar Afrim Gashi
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend