Rezervat më të mëdha të arit dhe valutave të huaja në Evropë janë në Zvicër, sipas të dhënave nga burimi i referencës “World Factbook”, i cili vepron në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA, përcjell shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë Klan Kosova.
Në hartën, e cila u publikua nga World Factbook, tregon rezervat valutore dhe arit në të gjitha vendet evropiane, të cilat janë në dispozicion të autoritetit qendror monetar për t’u përdorur në përmbushjen e nevojave të bilancit të pagesave.Sipas kësaj harte, rezervat e arit dhe të këmbimit valutor në Zvicër arrijnë në 679.3 miliardë dollarë.
Në vendin e dytë është Rusia me ar dhe rezerva valutore në shumën prej 418.5 miliardë dollarë dhe në të tretën është Gjermania me rezerva valutore dhe ari me vlerë 185.3 miliardë dollarë.Rezervat e arit dhe valutave të huaja me vlerë dyqind miliardë dollarë kanë Republika Çeke, Franca, Italia, Britania e Madhe, Polonia dhe Turqia.
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%