Është mbajtur sot në Prishtinë ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik mbahet tek Rektorati i UP-se, shkruan arbresh.info.
Kjo marrëveshje ka për qëllimi punësimin praktik të 50 studentëve në institucionet e energjetikës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se kjo marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar është më e mira për të ardhmen e studentëve tanë.
“Kemi nënshkruar shumë marrëveshje qe tu japim shanse studentëve që të bëjnë më shumë punë praktike. Unë mendoj qe kjo marrëveshje është shume e mire për studentët tanë, besoj se studentët tanë do ta tregojnë aftësinë e tyre”
Ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se nga ky bashkëpunim me UP-në studentët do të bëjnë praktikat e tyre në sektorin e energjetikes të cilat sipas tij do të jenë me pagesë.
“Momentin që kemi bo kërkesë kemi marr përgjigje menjëherë nga Rektori i UP-se. Sektori energjetik është i se ardhmes. Ky sektor përfshin shume mekanizma tjerë dhe do të hapen vende pune. Ideja është qe studentët e Prishtinës të elektronikës të bëjnë praktika ne institucionet që merren me energji, dhe këto do të jene me pagesë. Është edhe ana tjetër, ata qe nuk ka mundësi do ua sigurojmë rreth 30 bursa qe studentet te jenë pjesë e kësaj” tha ministri Lluka
Implementimi është i menjëhershëm, ndërsa sa i përket pagesave varet nga kompanitë të cilat menaxhojnë./Arbresh.info/

Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...