Barcelona ka mësuar rivalin e tyre në finale të Kupës së Mbretit.
Gjiganti katalunas arriti të sigurojë fitore me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 kundër Real Madridit në dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të gjysmëfinales, shkruan portali arbresh.info.
Me triumfin tronditës 3 me 0 në Bernabeu mbrëmjen e kaluar, “Blaugranët” siguruan pjesëmarrjen në finale të këtij kompeticioni për të pestën herë rresht.
Valencia do të luaj kundër tyre në sfidën e fundit në Kupë të Mbretit.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Marcelino mposhti me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 Real Betisin.
Ndeshja e sotme (e enjte) mes tyre përfundoi me rezultat 1 me 0 dhe Valencia siguroi kështu pjesëmarrjen në finale kundër kampionit në fuqi.
Finalja zhvillohet më 25 maj./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...