Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.
Pacolli përmes një postimi në facebook tregon se kanë njoftuar ekipin amerikan për përmbylljen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe vendimin për taksën.
Postimi i plotë:
Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.
Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit, Shtetëror për Bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.
Si ekip, njoftuam parnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe nevojë. Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm.
Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim.
Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikan.
Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane.
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...