Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pasur një marrëveshje konkrete me Serbinë nuk do të pezullohet taksa.
Haradinaj ka thënë se shpreson që sa më shpejt të anulohet taksa dhe të hyjë në fuqi marrëveshja për tregti të lirë me Serbinë, duke theksuar se për këtë duhet një marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës.
“E kemi thënë disa herë se shpresojmë që sa më shpejt të anulohet taksa dhe të hyjë në fuqi marrëveshja për tregti të lirë me Serbi por për këtë duhet një marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës dhe që nuk do të ketë një Republika Srpska në Kosovë”, ka deklaruar kryeministri.
Ai ka shtuar se përderisa nuk ka kontratë në tavolinë atëherë nuk ka pse ta shqyrtojë pezullimin apo një vendim të caktuar për taksën.
“Janë dy gjëra, po mungon kontrata dhe është aspekti kohor. Jemi për me e zhvillu dialogun pa e përfshi taksën dhe për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por jo për një marrëveshje për ndryshim të kufijve”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...