Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Riza Smaka, ka treguar se ky komision është në pritje të vendimit të Qeverisë për ta filluar procesin e korrigjimit të kufirit Kosovë – Mal i Zi.
Ai është shprehur optimist se do të mund të korrigjohet kjo marrëveshje, duke shtuar se komisioni ka argumente të mjaftueshme për këtë.
Ai ka theksuar se tani çështja është në duart të qeverisë e cila ka marrë përsipër për të formuar ekip të përbashkët punues me palën malazeze për shënjimin e vijës kufitare Kosovë – Mal i Zi.
Smaka ka thënë se tani nuk varet çdo gjë prej punës së komisionit, shkruan epoka e re.
Sa i përket demarkimit të kufirit me Serbinë, ai ka thënë se komisioni i ka të gjitha dokumentet e nevojshme për ta mbrojtur vijën administrative në mes të dy shteteve.
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...