Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar sot me John Erat, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Shtëpinë e Bardhë dhe William Brad Berkeley, drejtor i Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të cilët po qëndrojnë në vizitë dy-ditore në Beograd.
Gjatë takimit u shpreh vullneti për t’i përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Po ashtu, u theksua gatishmëria për ta vazhduar dialogun Beograd-Prishtinë dhe për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për ta tërhequr taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, përcjell lajmi.net.
Pala amerikane përsëriti nevojën për të hequr urgjentisht taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës.
Ata shprehën mbështetje të fuqishme për dialogun në mënyrë që të vihet deri te një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme e cila do të çojë në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe përparimit të mëtejshëm të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa sot, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij sa i përket taksës duke thënë se nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën.
Po ashtu, ai theksoi se nëse vihet në pikëpyetje ndryshimi i territorit të Kosovës atëherë nuk do i duhet njohja nga Serbia.
Theksojmë se SHBA-të përmes dy letrave zyrtare kanë kërkuar nga Kosova që ta tërheq taksën, mirëpo kjo kërkesë ende nuk është përfillur.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1