Në një prej terreneve, më të pjerrëta të skijimit në botë
Me 402 kuaj fuqi, që i dërgon në të katër rrotat njëherësh, të gjithë e dimë se Audi e-tron, është një EV shumë i fuqishëm, por sa i fuqishëm saktësisht është, transmeton Telegrafi.
Për ta dëshmuar këtë, Audi e ka dërguar modelin e ri e-tron, në Kitzbuhet të Austrisë, që ka një prej terreneve më të pjerrëta të skijimit në botë. Megjithëse pista ka pjerrtësi prej 85 shkallëve, makina elektrike u ngjit suksesshëm nëpër pistën vertikale, megjithëse iu bënë pak modifikime.
Rrotat e e-tron janë mbështjellë me thepat e posaçëm, që të mos ketë mundësi të rrëshqet poshtë. Enterieri i është larguar, ndërsa në të është vendosur kafazi i sigurisë, që piloti Mattias Ekstrom, të mos ketë asnjë mundësi për lëndim.
Nën kapak i janë shtuar edhe dy motorë, duke ia ngritur kuaj fuqitë në 500 njësi.
https://www.youtube.com/watch?v=Ay5q35R7VJs
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...