Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, Erdoğan dhe Trump diskutuan zhvillimet e fundit në Siri dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së procesit politik.
Të dy presidentët po ashtu riafirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të luftuar çdo lloj terrorizmi.
Gjatë bisedës, Erdoğan rikonfirmoi dëshirën e Turqisë për të vazhduar marrëdhëniet e ngushta me partnerin e saj strategjik.
Krerët e të dy vendeve ranë dakord se vendimi i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria duhet të zbatohet në bazë të interesave të përbashkëta dhe pa dëmtuar qëllimet e përbashkëta.
Presidenti turk dhe ai amerikan po ashtu ranë dakord të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve dhe të arrijnë qëllimin tregtar prej 75 miliard dollarësh.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin