Napoli dhe FC Zurich kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Në këtë ndeshje janë titullar katër futbollistë shqiptarë.
Elseid Hysajt i është besuar pozita në krahun e djathtë të mbrojtjes te skuadra nën udhëheqjen e Ancelottit, ndërsa te mysafirët startues janë Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu.
Takimi i parë mes dy skuadrave ka përfunduar 3 me 1 në favor të skuadrës italiane.
Ndeshja e sotme zhvillohet duke filluar nga ora 18:55./arbresh.info/
Napoli: Meret; Hysaj, Chiriches, Koulibaly, Ghoulam; Ounas, Diawara, Zielinski, Verdi; Insigne, Mertens
FC Zurich: Brecher; Winter, Bangura, Nef, M Kryeziu, Kololli; Khelifi, Sohm, Domgjoni, Schonbachler; Odey, Ceesay
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...