Ministrja Hoxha në Vjenë: Kosova e përkushtuar për të vazhduar dialogun

15:54 | 21 Shkurt 2019
M. A.

Në Konferencën ministrore për çështje evropiane në Vjenë, ku morën pjesë ministrat e Ballkanit perëndimor, me ftesë të ministrit austriak, Gernot Blümel.

Ministrja Hoxha në konferencën për media që u mbajt me këtë rast, theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin për të vazhduar dialogun me Serbinë, gjë e cila do të mundësonte arritjen e një marrëveshje të obligueshme mes dy shteteve të pavarura, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe anëtarësimin e secilit shtet në Bashkimin Evropian ashtu siç theksohet në Strategjinë për Zgjerimin e BE-së, të publikuar në vitin 2018./

Shpërndaje në rrjete sociale