Infermierët e Psikiatrisë kërkojnë nga QKUK që t’ju paguhen ndërrimet e natës

12:21 | 20 Shkurt 2019
M. A.

Shoqata e Infermierëve Psikiatrik të Kosovës po kërkon nga QKUK që t’ju paguhen ndërrimet e natës në punë.

Kështu thotë për Arbresh.info koordinatori i kësaj shoqate, Sami Bejtuhallu i cili thotë se kjo gjë është demotivuese për punëtorët që punojnë natën.

“Problematika e kësaj çështje është se po bëhet muaji i dytë që nuk po i paguajnë ndërrimet e natës. Kjo gjë është demotivuese për punëtorët që punojnë natën sepse nuk po paguhen për punën që po e bëjnë. Prandaj edhe si shoqatë kemi reaguar ndaj vendimit për zbritje të kujdestarive për 30% dhe për këtë muaj”, ka thënë Bejtuhallu.

Ai ka thënë se do t’i marrin gjitha hapat ligjor që të rregullohet ky problem.

Ne do t’i drejtohemi QKUK-së për këtë problematik dhe do t’i ndjekim të gjithë hapat ligjor për këtë çështje, për shkak se QKUK i bënë pagesat për kujdestari dhe ndërrime nate./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale