Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin e akuzoi Maqedoninë se është bërë qendra e shërbimeve.
Sipas tij, Shkupi është bërë si Budapesti dikur, qendër e shërbimeve kundër Serbisë, hapësirë ku sigurohet financim dhe mbështetje të spiunëve të të gjithë rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëndrimi i fortë i kryetarit Vuçiq se Serbia nuk do të pranojë autoritetin e ambasadorëve e bënë që vazhdimisht të jetë cak i sulmeve të shërbimeve. Shkupi është bërë hapësirë nga ku vijnë dhe do të vijnë sulmet ndaj Serbisë dhe kryetarit Vuçiq”, thotë Vulin në deklaratë për “Vçerashni novosti”, pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me një nga udhëheqësit e opozitës serbe, Dragan Gjillas.
Ministrja e Mborjtjes i mohon këto akuza. AJo në deklaratë për “Nezavisen vesnik” thotë se pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, ne vet kemi kërkuar nga partnerët ndërkombëtar të na ndihmojnë në zbatimin e veting-procedurës ndaj të punësuarve.
Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime