Liverpooli dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Kandidati për titull në Premierë Ligë do të përballet me kampionin për të gjashtën herë radhazi të Bundesligas dhe të dy skuadrat synojnë të krijojnë një avantazh para takimit vendimtar mes tyre më pas në Allianz Arena.
Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri është në dispozicion vetëm nga bankina te skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp për ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij.
Përballja mes dy gjigantëve zhvillohet në stadiumin Anfield dhe fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson, Wijnaldum, Henderson, Keita, Mane, Salah, Firmino.
Në bankinë: Mignolet, Milner, Sturridge, Moreno, Lallana, Shaqiri, Origi.
Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Süle, Hummels, Alaba, Javi Martinez, Thiago, Gnabry, James, Coman, Lewandowski.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...